Zgjidhja dhe zgjedhja për ju që doni një mjedis të pastër dhe jetesë të shëndetshme
3 Qershor, 2024

Zgjidhja dhe zgjedhja për ju që doni një mjedis të pastër dhe jetesë të shëndetshme

Ndryshimet klimatike përfaqësojnë ndoshta sfidën më të madhe me të cilën po përballet njerëzimi në shekullin e XXI. Me ndikimet e shumta dhe komplekse në mjedis, për pasojë edhe në shoqëri, këto ndryshime kërkojnë me patjetër reagim. Diçka është e sigurt, që kjo nuk është hera e parë me të cilën ju po haseni me një konstatim të tillë. Madje, në mendje ndoshta ju është vërtitur shpesh dyshimi dhe pyetja se deri ku shkon përgjegjshmëria e çdokujt që jeton apo ndërvepron në ekosistemin tuaj, çfarë sjellje kanë jashtë dyerve të shtëpisë dhe se çfarë kondicioneri kanë brenda saj.

Hidhini një sy kondicionerit që juve gëzoni. Nëse është e markës Midea, dijeni se vetë ju po kontribuoni në një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm. Nuk ua kishte marrë mendja apo jo, se do të ishit duke reflektuar mesazhin që fshihet pas shprehisë “ndryshimi fillon nga vetja”. Epo, kjo është e vërteta.

Çfarë janë ndryshimet klimatike?

Ky togfjalësh dëgjohet pambarimisht deri në pikën që zbehet rrugës dhe madje i harrohet edhe kuptimi. Kështu që, nuk bëjmë keq të vetëdijësohemi për faktin se ndryshimet klimatike janë ndryshimet afatgjata dhe negative të temperaturës dhe motit në planet, të cilat kërcënojnë biodiversitetin dhe ndikojnë në shëndetin e njeriut.

Këto ndryshime mund të jenë të natyrshme, por që nga epoka industriale, aktiviteti njerëzor ka ndikuar ndjeshëm në oqeanet, atmosferën dhe sipërfaqen e planetit. Mjafton të përmendim këtu emetimin e gazeve serrë (dioksid karboni dhe metan) nga djegia e lëndëve djegëse fosile, shpyllëzimin, bujqësinë intensive, si dhe ndërtimet apo zhvillimet e ndryshme që ndryshojnë përdorimin e tokës…

Teknologjia si zgjidhje: Roli i Midea-s

Midea, si një kompani lider për produktet dhe sistemet e ajrit të kondicionuar, gëzon prej vitesh një rol të rëndësishëm për adresimin dhe minimizimin e gjurmës mjedisore. Prej fillimit ajo ka zgjedhur të përqafojë teknologjinë e gjelbër dhe të avancuar, ndërsa nuk është ndalur për asnjë çast përballë kërkesave të larmishme të konsumatorit për dizajn apo performancë optimale.

Sistemet e ventilimit që ofron Midea, vijnë të projektuara me qëllimin për të reduktuar konsumin e energjisë dhe për të maksimizuar performancën. Ato përdorin teknologjinë Inverter, e cila rregullon automatikisht fuqinë dhe shpejtësinë e kompresorit për të ruajtur një temperaturë të qëndrueshme dhe të saktë. Në pajisjet e Midea-s, siç është kondicioneri Breezeless E, shihet gjithashtu integrimi i teknologjisë së fundit antibakteriale, çka e bën të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit të brendshëm, duke reduktuar rrezikun e përhapjes së mikrobeve dhe baktereve. Në këtë model pikaset edhe prania e algoritmit inteligjent që studion zakonet e sjelljes dhe faktorët mjedisorë, pikërisht për të ofruar ajër të pastër dhe temperaturë ideale.

Midea është siguruar që produktet e saj të kenë si tipar veçues edhe agjentët ftohës, të cilët kanë ndikim minimal në mjedis dhe zvogëlojnë potencialin e ngrohjes globale – ndikimin në shtresën e ozonit.

Po ashtu, disa nga sistemet e Midea-s mund të funksionojnë në bashkëveprim me panelet diellore dhe burime të tjera të energjisë së rinovueshme, duke reduktuar varësinë nga energjia fosile. Për më tepër, kjo markë u mundëson përdoruesve monitorimin dhe optimizimin e konsumit të energjisë në kohë reale përmes ekranit të smartphone-t apo tabletit.

Midea mendon si për ty ashtu edhe për brezat e ardhshëm

Përzgjedhja e një produkti HVAC për shtëpinë apo biznesin, nuk është një proçes i lehtë. Përpos atmosferës së këndshme të ambienteve apo mirëqenies së familjes/ stafit të punës, ju e dini se bëhet fjalë për një vendim që do të ketë ndikim edhe më të gjerë…

Ju që jeni në këtë stad, në prag të hyrjes në një shtëpi të re, apo që po kërkoni t’i jepni jetë një nisme premtuese: Midea vjen me gamën e risive teknologjike si shembulli më i mirë i një biznesi që ka prioritet përpos kënaqësisë dhe lumturisë së klientëve, edhe të mirën e përbashkët – qëndrueshmërinë mjedisore.

Midea nuk është vetëm zgjidhje, por është edhe zgjedhje për ju që doni të kontribuoni në ruajtjen e planetit për brezat e ardhshëm. Prandaj, nëse kërkoni diçka më shumë, që t’ju bëjë ta besoni shprehinë e përmendur në krye, se “ndryshimi fillon nga vetja”, Midea është padyshim zgjidhja dhe zgjedhja juaj e vetme.