Garancia

Midea eshte krenare për angazhimin dhe nivelin e e larte te sherbimeve qe ofron të për të ndihmuar konsumatorët, veçanërisht kur ata kanë nevojë për ndihmë ose për të shfrytëzuar garancinë e produktit. Investimi për të siguruar që klientët e tane të kenë një përvojë të te mire dhe të ndihen të mbështetur në çdo kohë eshte ajo qe diferencon Midea si Lider ne sistemet e kondicionimit.

Ka rëndësi të theksohet se rmbulon për një periudhë prej tre (3) vitesh çdo defekt ose dëmtim të pajisjes, të cilin e atribuojmë ekskluzivisht prodhimit të pajisjes ose instalimit të saj. Kjo do të thotë se nëse ndodh ndonjë problem i tillë gjatë kësaj periudhe, konsumatori ka të drejtë të marrë shërbim teknik ose zëvendësim të pajisjes sipas kushteve të garancisë.

Garancia perfshin vetëm pajisjet e instaluar nga departamenti teknik i shoqërisë “Klimateknika TB2” sh.p.k. Kjo përcakton një standard të caktuar për sigurinë dhe cilësinë e instalimit, duke garantuar përfitimin e klientëve nga një shërbim i përshtatshëm dhe i besueshëm.

Gjatë periudhës së garancisë, kostoja e punës, shpenzimet e transportit dhe pjesët e këmbimit ofrohen falas. Shoqëria rezervon të drejtën të përcaktojë metodën dhe vendin e riparimit të pajisjes sipas gjykimit të saj.

Në rast të thirrjeve të paarsyeshme ose nevojës për demonstrimin e funksionimit të pajisjes, klienti do të ngarkohet me shpenzimet e transportit dhe koston e ardhjes së teknikut.

Garancia është e vlefshme vetëm për blerësin e parë dhe nuk transferohet nëse dikush tjetër, përveç teknikut të autorizuar nga shoqëria, ndërhyn në riparimin e pajisjes. Çdo riparim ose zëvendësim i pjesëve të një pajisjeje nuk zgjat periudhën totale të garancisë.

Garancia nuk mbulon dëmet që shkaktohen nga pakujdesia dhe përdorimi i gabuar i pajisjes. Përdorimi jashtë kushteve teknike ose në mospërputhje me udhëzimet në manualin e përdorimit, si dhe dëmtimet nga faktorë të jashtëm, si forcat madhore dhe furnizimi me energji elektrike jashtë vlerave të lejuara, nuk mbulohen nga garancia.

Kjo garanci bazohet në ligjin Nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”. Për të përfituar nga shërbimi i garancisë në rast defekti, duhet të paraqisni fizikisht formularin e garancisë.

Procedurat për Shërbimin e Garancisë

Raportimi i Problemit

Departamenti teknik do të realizojë vizitën në objekt brenda 72 orëve (3 ditë pune) nga momenti i raportimit të problemit.

*Kujdes, ky artikull eshte krijuar per te ndihmuar dhe per te orientuar konsumatorin te kuptoj kushtet e pergjithshme te garancise. Ky dokument nuk sherben ne asnje rast si flete garanci. Garancia e aplikueshme per produktin tuaj eshte ajo qe ju dorezohet nga stafi i shitjes ne momentin e blerjes se produktit ose produkteve.