Midea Nr. 1 në Botë

Midea dominon tregun global të kondicionerëve, Nr.1 në botë për 3 vite radhazi

Midea vijon të forcojë pozicionin e saj si lider global në industrinë e ajrit të kondicionuar duke marrë një vlerësim nga Euromonitor International. Midea është shpallur si kompania Nr.1 në disa kategoria kryesore në nivel botëror.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Euromonitor, Midea ka arritur:

• Vendin e parë në botë për kondicionerët me gaz R290, për 3 vite radhazi (2022-2024)- një dëshmi e përkushtimit ndaj teknologjive më ekologjike dhe efikase.

• Vendin e parë në botë për shitjet e kondicionerëve, për 2 vite radhazi (2024-2025)- duke reflektuar besimin e miliona konsumatorëve në mbarë botën.

• Vendin e parë për kondicionerët inverter rezidencialë, për 3 vite radhazi (2022-2024) – duke theksuar inovacionin në kursimin e energjisë dhe komoditetin maksimal.

Teknologjitë më të fundit si sistemi inverter dhe përdorimi i gazit R290, janë prova e qartë se Midea nuk fokusohet vetëm në performancë por dhe në efikasitetin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Këto arritje nuk janë thjesht statistika. Ato përfaqësojnë një standard të ri në industrinë e kondicionimit.
Cilësia, inovacioni dhe besueshmëria bashkohen për të krijuar zgjidhje moderne dhe efikase për çdo hapësirë, rezidenciale apo komerciale.